Çfarë do të gjeni në brendësi
*Pesë persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës ku po qëndronin në një ambient të errët me armë zjarri dhe silenciatorë. Në pranga ranë 2 persona që u kapën në flagrancë, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja si dhe 3 bashkëpunëtorë të tyre të cilët ndodheshin pranë. *Pas arrestimit, u zbulua se ata ndodheshin pranë banesës së Rexhep Ismailit, biznesmenit që u ekzekutua brenda lokalit të tij në maj të këtij viti teksa përpiqej të shuante një konflikt. *Të arrestuarit nuk kanë dhënë shpjegime para efektivëve, por të gjithë rezultojnë me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
U kapën pranë banesës së biznesmenit që u ekzekutua në lokal, dalin FOTO-t e dy të arrestuarve në Sarandë
Pesë të arrestuarit në fshatin Gjashtë të Sarandës ku dyshohet se do kryenin një atentat, janë me precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike.
Dyshimet janë se ata kishin shkuar për të ekzekutuar një person. Të arrestuarit ndodheshin në makina të ndryshme dhe në momentin kur ndaluan për të parë armët, ka ndërhyrë policia duke i arrestuar në flagrancë.
Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë në maj të këtij viti. Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime. Versus.al
Të fshehur në errësirë me pistoleta e silenciator, arrestohen 5 personat që do kryenin vr*sje në Sarandë

Policia e Sarandës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 5 persona gjatë aksionit për parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale. Në flagrancë u arrestuan Sidorel Moriseni 32 vjeç dhe Alfred Kaja 26 vjeç të cilët kishin zënë pritë me armë zjarri dhe qëndronin në një zonë pa ndriçim.
3 të tjerët, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Gjatë aksionit u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.
''Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:
S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;
A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:
V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;
V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;
F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë''- njofton policia duke bërë me dije se të arrestuarit kishin shkuar në Sarandë për të kryer vrasje. Versus.al

