MAGAZINË /

86-vjeçari do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata pezullon martesën

Shkruar nga Versus
86-vjeçari do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re,
Foto ilustruese


Një martesë e planifikuar në Mugello të Firences është bllokuar nga gjykata, pasi ngriti dyshime gjendja e një 86-vjeçari, i cili kishte vendosur të martohej me një grua me origjinë shqiptare, 35 vite më të re. Burri, i mbetur i ve pak kohë më parë, kishte njoftuar familjarët për dëshirën e tij për t’u rimartuar.

Sipas hetimeve, gjatë paraqitjes në zyrat e gjendjes civile, 86-vjeçari ishte shfaqur i hutuar dhe nuk kishte qenë në gjendje të shpjegonte qartë arsyet e martesës. Gjithashtu, rezultoi se ai i kishte dhënë gruas shuma të konsiderueshme parash.

Dyshimet u shtuan edhe për një firmë në dokumentet e martesës, që lidhej me regjimin pasuror të bashkësisë së pasurisë. I moshuari e mohoi se firma ishte e tij dhe ajo rezultoi e ndryshme nga firma e vendosur prej tij para zyrtarit të gjendjes civile.

Nga verifikimet u zbulua gjithashtu se 86-vjeçari nuk kishte dijeni të plotë për pasurinë e tij. Ai mendonte se zotëronte vetëm banesën ku jetonte, ndërsa në të vërtetë kishte edhe pjesë në disa prona të tjera.

Përballë këtyre rrethanave, Gjykata e Firences urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të martesës dhe të regjistrimit të saj në rast se ceremonia do të zhvillohej.

Prokuroria e Firences ka hapur ndërkohë një hetim për dyshimin e shfrytëzimit të një personi të paaftë, ndërsa 86-vjeçari konsiderohet personi i dëmtuar në procedim./Versus.al

Tags:

itali

Poll