MAGAZINË /

Alban Bogdo braktis "Vizion plus" për “Portokallinë”? Visjan Ukcenaj publikon foton me aktorin e humorit

Dyshimet janë shtuar pas një fotografie të publikuar nga aktori Visjan Ukcenaj, ku shfaqet krah Bogdos në ambientet e Top Channel.

Shkruar nga Versus

Alban Bogdo braktis "Vizion plus" për

Spektakli i humorit “Portokalli” pritet të rikthehet në sezonin e ri televiziv me ndryshime të rëndësishme dhe emra të rinj në kast.

Pas rikthimit të Agron Llakajt në krye të programit dhe prezantimit përkrah Kiara Titos, një tjetër emër i njohur i humorit po përflitet si pjesë e sezonit të ri.

Bëhet fjalë për Albano Bogdon, i cili duket se mund t’i bashkohet skuadrës së “Portokalli”-s.

Dyshimet janë shtuar pas një fotografie të publikuar nga aktori Visjan Ukcenaj, ku shfaqet krah Bogdos në ambientet e Top Channel.

Fotoja është realizuar në sallën e mbledhjeve të televizionit dhe menjëherë ka nxitur aludimet se Bogdo mund të jetë pjesë e projektit të ri të humorit.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Top Channel lidhur me rolin që do të ketë Albano Bogdo në sezonin e ri.

 

Poll