
Skuadra e kombëtares së Argjentinës është kualifikuar për në finale të Kupës së Amerikës dhe më 14 korrik synon të mbrojë titullin e fituar tre vite më parë përballë Brazilit.
Përballë Kanadasë, argjentinasit nuk hasën shumë vështirësi, teksa shënuan nga një gol në secilën pjesë. Julian Alvarez shënoi i pari në minutën e 22-të ndërsa Messi i cili bëri një lojë shumë të mirë, e përfundoi detyrën në minutën 51 të ndeshjes.
Ky ishte goli i parë i Messit në Copa American e këtij viti dhe i 14-ti në përgjithësi, duke e bërë atë golashënuesin e pestë më të mirë në historinë e kësaj gare.
Para tij tij janë Zizinho dhe Norberto Mendez me nga 17 gola dhe Teodoro Fernandez dhe Severino Varela me nga 15 gola. Versus.al

