
Cristiano Ronaldo është detyruar nga arbitri ta lërë fushën në mesin e pjesës së dytë të përballjes mes Irlandës dhe Portugalisë.
Irlandezët po udhëhiqnin pas 60 minutash lojë me dy golat e Troy Parrott, duke avancuar me rezultatin 2-0. Ky rezultat duket se nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili në një duel brenda zonës goditi me bërryl një mbrojtës irlandez.
Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, por pas disa gjesteve provokuese ndaj lojtarit rival në formë ironike duke i treguar “mos qaj”, gjyqtari vendosi të rishikojë episodin në VAR. Pas verifikimit, kartoni i verdhë u anulua dhe u zëvendësua me të kuq, duke e detyruar yllin portugez të largohet nga fusha.
Një sjellje e rëndë nga një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që është në ndjekje të rekordit prej 1000 golash në karrierë.
Minimalisht, Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Armenisë, më 16 nëntor.
