Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Shirat ia kanë lënë vendin ngricave dhe temperaturave të ulëta të cilat variojnë nga -8 gradë celcius në Malësinë e Madhe duke vijuar me -5 gradë në Kukës, Korçë e më pas Dibër.
Temperaturat maksimale pritet të jenë në qendër dhe në jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2ballë. Versus.al