MAGAZINË /

E ndarë nga burri dhe në një lidhje të re me milionerin maroken? Suada Sherifi flet për Versus.al: Jam një grua e lirë…

Ajo sqaron gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie me Moodsin, influencerin dhe një nga miqtë e saj më të mirë, dhe se përpjekja për ta lidhur figurën e saj me të është qëllimisht për të dëmtuar imazhin e saj si grua.

Shkruar nga Versus
E ndarë nga burri dhe në një lidhje të re me milionerin
Suada Sherifi

Suada Sherifi ka përgënjeshtruar lajmet që e lidhin me një biznesmen të pasur me kombësi marokene dhe të kërkuar nga DEA amerikane.

Në një reagim për Versus.al, ajo thekson se është një grua e lirë, që jeton sipas të vërtetës së saj, dhe se lajmet që e përfshijnë në kontekste të fabrikuara nuk pasqyrojnë realitetin.

Ajo sqaron gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie me Moodsin, influencerin dhe një nga miqtë e saj më të mirë, dhe se përpjekja për ta lidhur figurën e saj me të është qëllimisht për të dëmtuar imazhin e saj si grua.

Mesazhi i plotë i Suada Sherifit i pa redaktuar:

Unë jam një grua e lirë. E lirë të jetoj sipas të vërtetës time. E lirë nga pazaret, nga shpifjet dhe nga presioni i portaleve. Ju mund të shpikin, mund të më etiketoni mund të më vini në tituj – por lirinë time nuk e prekin dot.. Une nuk jam mardhenie me Moodsin i cili eshte influencer dhe nja nga miqte e mi me mire .. dhe ju e beni qellimisht per te dengruar figuren time si femer. Nje person i kerkuar nga Dea amerikane nuk besoj se ka jete per te jetuar apo mood per te dashuruar dike nuk e di sesi eshte krijuar nje fantazi e tille por ju skeni asnje te drejte te shisni titujt te tille te shemtuar te paketuara si lajme./Versus.al

Poll