Ish-fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fabul të gjatë dhe thumbuese, që i dedikohet “çiftit të momentit” Gjestit dhe Eglit – dy emra që kanë qenë shpesh në vëmendjen e publikut dhe mediave pas përfundimit të spektaklit.
Me titullin “Kur ra fama”, Kaloti i referohet një skene fiktive ku një “plak i urtë”, simbolikë për menaxhmentin ose përvojën, i këshillon dyshes të ruajnë lidhjen para publikut, për të ruajtur edhe famën. Plaku propozon një aleancë strategjike: Egli të “stërvisë” Gjestin, ndërsa ky i fundit t’i “kompozojë këngë” Eglit. Skenarë marketingu të njohur në showbiz.
Por Gjesti, sipas fabulës, refuzon. Ai është i lidhur me dikë tjetër dhe, siç shkruan Kaloti me një dozë të madhe ironie, “nuk donte që goca t’i hynte thellit”, ndërsa Eglin e përshkruan si një leckë të përdorur “që të bën pis në gishtat e këmbës”. Fjalë të forta që duket se shënjestrojnë jo vetëm marrëdhënien, por edhe mënyrën se si ajo është përdorur për efekte të famës.
View this post on Instagram
“Unë jam në majë, nuk kam nevojë për të”, thuhet se ka deklaruar Gjest në fabul, në një moment vetëbesimi që më vonë kthehet në bumerang.
Kaloti vazhdon me një reflektim: kur fama bie, ajo rrëzon fort, veçanërisht kur dikush ngjitet lart pa themel të qëndrueshëm. Ai përshkruan një skenar ku të dy protagonistët bien në harresë, koncertet zbresin, interesimi zbehet dhe publiku s’e blen më imazhin që dikur u shit si “dashuri e madhe”.
Në një përpjekje për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, dyshja sipas fabulës puth bluza me fytyrat e njëri-tjetrit në skenë, duke menduar se një gjest teatral do rikthejë vëmendjen. Por, siç e përfundon Kaloti me një buzëqeshje sarkastike:
“Asnjë nuk reagoi, askush nuk i besoi. As ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”
Në një kohë ku fama ngrihet me “gjeste” dhe bie me “bluza të puthura”, duket se Anaid Kaloti zgjedh të mos heshtë, por të flasë me gjuhën e fabulës. /Versus.al/







