Ben Affleck dukej në humor të mirë teksa po dilte nga avioni i tij privat me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, vetëm disa orë para se Jennifer Lopez të bënte kërkesë për divorc.
Të martën, ish-çifti zbarkoi në Los Anxhelos pasi lanë vajzën e tyre, Violet, në Universitetin Yale.
Aktori është fotografuar pa unazën e martesës dhe i veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza teksa po zbriste shkallët e avionit duke buzëqeshur. Garner e ndoqi nga pas, e veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona jeshile me një çantë shpine mbi supe.
Dy aktorëve iu bashkua edhe vajza e tyre 15-vjeçare, Serafina.
Më pas familja hipi në BMW-në e zezë të Affleck-ut dhe u larguan.
Disa orë pas realizimit të këtyre fotove, Lopez bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 52-vjeçar, duke përmendur 26 prillin si datën e ndarjes.
Dorëzimi për divorc të martën, më 20 gusht ishte veçanërisht i rëndësishëm pasi shënoi përvjetorin e dytë të martesës së tyre.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, këngëtarja pretendoi se të dy nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore dhe i kërkoi gjykatësit të hiqte dorë nga mbështetja bashkëshortore.
Problemet e tyre martesore filluan në muajin e mjaltit
The Mirror raportoi se trazirat në martesën e 'Jennifer's thuhet se filluan vetëm disa ditë pasi ata u martuan në muajin e tyre të mjaltit.
“Të sapomartuarit filluan me vështirësi pasi Affleck ishte i pakënaqur me publicitetin rreth dasmës së tyre në 2022”, shkruan ai.
Një person i afërt me ish-çiftin ka pohuar, sipas të njëjtave informacione, se çifti kishte kohë që kishte vështirësi për të komunikuar. Ata kanë qenë ‘të errët’ që në ditët pas dasmës në korrik 2022, ndërsa ishin në muajin e mjaltit në liqenin e Komos, Itali.
Një tjetër burim i tha PageSix: “Ata mezi folën me njëri-tjetrin gjatë asaj që supozohej të ishte periudha më e lumtur e jetës së tyre. Ai nuk mund të përballonte publicitetin që kishte marrë jeta e tij me Lopezin në krah të tij.”
Pavarësisht divorcit, Lopez dhe Affleck kanë një film për të promovuar pas disa javësh, "Unstoppable".
Së fundmi u njoftua se "Unstoppable" do të shfaqet premierë në seksionin e Prezantimeve Speciale të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 6 shtator 2024, e ndjekur nga një shfaqje e kufizuar teatrale në dhjetor 2024, nga Amazon MGM Studios.
Sipas DailyMail.com disa nga producentët e filmit "po i shtyjnë të dy të shfaqen së bashku në premierën e Torontos për të krijuar bujë rreth filmit."

/ Versus.al








