MAGAZINË /

Hipopotami sulmon varkën me turistë në Botsvanë në Afrikën e Jugut

Shkruar nga Versus

Hipopotami sulmon varkën me turistë në Botsvanë në

Një udhëtim në deltën e Okavangos në Botsvanë është kthyer në momente paniku për një grup turistësh, pasi një hipopotam është drejtuar me shpejtësi drejt varkës së tyre.

Oznur Bell po filmonte një elefant gjatë lundrimit, ku ndodhej së bashku me tre fëmijët e saj dhe një mike. Në një moment, hipopotami ka ndryshuar drejtim dhe ka nisur të afrohet me shpejtësi drejt varkës.

Duke kuptuar rrezikun, drejtuesi i mjetit u ka kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të kapur fort, ndërsa ka shtuar maksimalisht shpejtësinë e motorit për t’u larguar nga kafsha.

Hipopotami ka vazhduar ta ndjekë varkën për disa momente, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme. Për fat të mirë, turistët arritën të largohen në kohë dhe kafsha mbeti pas.

Ngjarja është filmuar dhe pamjet kanë dokumentuar momentet e tensionuara të përballjes së turistëve me hipopotamin në ujërat e Okavangos./Versus.al

Poll