
Një grup delfinësh është pikasur në brigjet e ishullit Elba, në Itali, duke krijuar një spektakël të veçantë për pushuesit dhe personat që ndodheshin në det.
Delfinët janë filmuar në zonën pranë Sant’Andrea, teksa zhyteshin në ujë dhe më pas kërcenin mbi sipërfaqe, vetëm pak larg varkave.
Pamjet kanë kapur momentet kur cetacetë lëviznin pranë mjeteve lundruese, duke dhuruar një skenë mbresëlënëse në ujërat e ishullit.
Takimi i papritur me grupin e delfinëve ka tërhequr vëmendjen e personave që ndodheshin në zonë, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

