MAGAZINË /

"Janë të pakënaqura nga qeveria jote, jo antifeministe", Dea Mishel shpërthen ndaj Iris Luarasit pas shoqërimit të Arvina Lleshit

Dea Mishel thotë se dy protestueset që iu drejtuan Luarasit me fjalët “vegël e qeverisë së korruptuar” dhe “hajdute”, sipas saj, nuk kanë bërë një sulm antifeminist.

Shkruar nga Versus

"Janë të pakënaqura nga qeveria jote, jo

Influencerja Dea Mishel Hoxha ka reaguar ashpër pas shoqërimit nga policia të aktivistes Arvina Lleshi, pas përplasjes së saj me deputeten socialiste Iris Luarasi gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Incidenti ndodhi teksa Luarasi po shkonte drejt Kuvendit për të marrë pjesë në seancën plenare. Deputetja u përball me disa vajza që e filmuan me celularë dhe i drejtuan akuza për qëndrimet e saj politike.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë”, dëgjohen t’i thonë protestueset deputetes gjatë përplasjes verbale.

Pas shoqërimit të Arvina Lleshit, Dea Mishel ka reaguar në rrjetet sociale me një deklaratë të gjatë, ku kritikon Iris Luarasin dhe mënyrën se si është trajtuar incidenti.

Dea Mishel thotë në video-mesazhin drejtuar Iris Luarasit se sulmi verbal ndaj deputetes nuk përbën dhunë me bazë gjinore apo antifeminizëm, por është pjesë e protestës dhe kundërshtimit politik.

“Iris Luarasi, o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore ose, ndryshe, antifeminizmit, të sulmosh një grua, në moral, në parim. Nëse do të ishe cenuar në këtë mënyrë, si feministë, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje është tërësisht tjetër”, thotë Dea Mishel.

Dea Mishel thotë se dy protestueset që iu drejtuan Luarasit me fjalët “vegël e qeverisë së korruptuar” dhe “hajdute”, sipas saj, nuk kanë bërë një sulm antifeminist.

“Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria, ku ti bën pjesë”, vijon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dea Mishel ???? (@deamichellee)

 

Poll