MAGAZINË /

Lidhja me Eduart Kuqin? Anisa 'iu mbyll gojën' të gjithëve me një postim të fortë!

Shkruar nga Versus
Lidhja me Eduart Kuqin? Anisa 'iu mbyll gojën' të
Anila Veseli/ Eduart Kuqi

Eduart Kuqi dhe Anisa Veseli, ish-banorë të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë rikthyer në qendër të mediave rozë pas dyshimeve për një lidhje mes tyre.

Këto dyshime nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale, ku të dy u panë në të njëjtat vende, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga fansat.

Lajmi u përhap shpejt në media dhe rrjetet sociale, duke shkaktuar spekulime për një romancë të mundshme. Megjithatë, Anisa Veseli ka vendosur t’i vërë një “pikë” këtyre thashethemeve. Në një postim të qartë dhe pa dorashka, ajo mohoi kategorikisht çdo aludim, duke theksuar se nuk ka nevojë për vëmendje mediatike.

“Nuk kam nevojë për vëmendjen tuaj, as tani e as pas 100 vjetësh. Po jetoj jetën time dhe po e shijoj çdo moment. Juve flaka ju daltë,” shkroi Anisa në rrjetet sociale.

Lidhja me Eduart Kuqin? Anisa 'iu mbyll gojën' të

Poll