
Dy ditë më parë, futbollisti francez, Kylian Mbappe bëri një deklaratë befasuese duke u shprehur se kampionati Europian është më i vështirë për t’u fituar sesa Kupa e Botës.
Në një intervistë ekskluzive për ESPN Argentina, Leo Messi iu përgjigj komentit të bërë nga francezi.
Messi: Mbappe e tha këtë?
Gazetari: Po ai tha gjithashtu se ekipet e Amerikës së Jugut nuk e kishin konkurrencën e evropianëve.
Messi: Të gjithë vlerësojnë atë që luajnë
Ai shtoi më tej se pavarësisht rëndësisë së madhe që ka, kampionati europian nuk mund të konsiderohet më i vështiri pasi tre skuadra kampione bote, janë jashtë, si Argjentina, Brazili dhe Uruguai.
“Eurokupa është shumë e rëndësishme, por ajo lë jashtë Argjentinën, tri herë kampione bote; Brazilin, pesë herë kampion bote, Uruguain, dy herë kampion bote. Ka shumë kampionë të botës që kanë mbetur jashtë për të thënë se Eurokupa është më e vështira, apo jo?”.
Në Kupën e Botës, skuadrat më të mira janë atje, të gjithë kampionët e botës janë përgjithësisht atje. Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të jenë kampionë bote”, shtoi argjentinasi. Versus.al







