MAGAZINË /

“Mendova mos më kanë bërë magji”/ Shpat Kasapi rrëfen periudhën e errët të ankthit në fillimet e karrierës

Ai ka treguar se është shkëputur nga muzika atë kohë, pasi po kalonte një periudhë të vështirë depresioni e ankthi.

Shkruar nga B.SH
“Mendova mos më kanë bërë magji”/ Shpat Kasapi
Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, iu është bashkuar listës së personazheve të njohur të cilët prej kohësh flasin në lidhje ccështjet e shëndedit mendor.

Gjatë një interviste dhënë së fundmi ai ka folur për periudhën e tij të errët në fillim të karrierës së tij.

Ai ka treguar se është shkëputur nga muzika atë kohë, pasi po kalonte një periudhë të vështirë depresioni e ankthi.

“U shkëputa për një kohë që t’i jepja më shumë kohë vetes. U shërova nga ankthet pastaj. Isha i mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë e vështirë”, tregoi ai në “S’e Luan Topi”.

Po ashtu, këngëtari ka rrëfyer se kishte kryer analiza të shumta, ndërsa kishte menduar edhe faktin që mund t’i kishin bërë magji, ose ishte prekur nga mësyshi.

“Mendoja, e disa thonin si tip magjie, sehiri. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh i madh”, tha ai.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: