Kylian Mbappé, ylli francez i futbollit, pësoi thyerje të hundës gjatë ndeshjes hapëse të Francës në Kampionatin Evropian.
Për fat të mirë, ai nuk do të ketë nevojë për një operacion të menjëhershëm, por ai do të duhet të mbajë një maskë mbrojtëse për fytyrën nëse vazhdon të luajë në turne.
Kjo masë paraprake do të mbrojë hundën e tij nga dëmtimet e mëtejshme dhe do të sigurojë që ai të mund të performojë sa më mirë në fushë.
“Është material i NASA-s, për të ndërtuar raketa”
Maskat nuk janë diçka e re për ortopedin e njohur spanjoll Juan Bravo, i cili merret me këtë profesion që nga viti 1994.
Ai kishte ndërtuar një maskë të njëjtë për Raul Albiol në 2011 pasi theu nofullën ndërsa vëmendjen e merr materiali që përdoret për ndërtimin e saj.
Ka dy opsione të materialeve: termoplastike (një plastikë e ngurtë e cila bëhet e formueshme në temperatura të larta) dhe me fibër karboni.
Opsioni i dytë është padyshim më i miri, por gjithashtu më i shtrenjti. Ofron rezistencë të fortë dhe mbrojtje e cila i pamundëson atij kontaktin me hundën.
“Është një material që përdoret në industrinë ajrore, një nga ato që NASA përdor për ndërtimin e raketave”, ka thënë Pedro Munoz, i cili e konsideron fibrin e karbonit ideal për futbollin.
“Në sportet e tjera nuk është i përshtatshëm, për shkak se nuk është i pathyeshëm, por në futboll, gjëja më e vështirë me të cilën mund të përballeni është topi, kështu që është perfekte”.
Klinika funksionon me procesin CAD/CAM (Computer Aided Design/Computer Aided Manufacturing), kështu që gjithçka fillon me një hartë 3D të fytyrës, nga e cila merret fotografia e palëvizshme me të cilën bëhet kallëpi dhe eventualisht krijimi i maskës.
Maska krijohet me fibër karboni dhe më pas modelohet, prihet dhe lëmohet, madje edhe dekorohet nëse klienti dëshiron. Dizajni merr parasysh lëndimin, maska mbështetet në zonat e shëndetshme të fytyrës, ndërsa në zonën e dëmtuar lihet një zbrazëti në mënyrë që të mos i nënshtrohet goditjeve.
Një proces i mekanizuar, por në të njëjtën kohë shumë artizanal, në të cilin ka ndikim të madh Pablo Cortés Escobar, teknik ortopedik prej gati 40 vitesh. Nëse ka nevojë të kryhet shpejtë, mund të jetë gati për 24 orë, megjithëse çmimi është i nivelit elitar, 1200 euro.
Por edhe pse kushton shtrenjtë dhe është e përgatitur nga një material i NASA Mbappe nuk mund ta mbajë maskën me flamurin francez teksa është në lojë.
Ai duhet të zgjedhë një maskë me një ngjyrë dhe për këtë arsye thuhet që ylli i Real Madrit ka porositur disa nga këto maska.
Mbappé, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në botë, është një lojtar kyç si për Francën ashtu edhe për Real Madridin, kështu që rikuperimi i tij shikohet nga afër nga tifozët dhe ekipet.







