Nëse keni plane për plazh, kafe në tarracë apo thjesht një shëtitje, dita e sotme është perfekte për të shijuar verën! Moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin, pa asnjë kapriço nga qielli; thjesht diell, dritë dhe atmosferë verore nga më të bukurat!
Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë ka publikuar parashikimin e motit për këtë të shtunë të 19 korrikut:
Në Tiranë, temperatura maksimale kap 37°C, ndaj kremi i diellit, syzet dhe shumë ujë janë të detyrueshme, po aq sa për qytetarët në Elbasan e Berat, ku termometri do të rregjistrojë vetëm 1 gradë Celsius më pak, pra 36°C
Era? E lehtë, me drejtim nga veriperëndimi në jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 5 m/s. Në bregdet apo lugina mund të ketë pak më shumë gjallëri – deri në 9 m/s – sa për t’ju freskuar lehtë mes vapës.
Deti është i qetë, me valëzime të lehta forcë 1-2 ballë.
Pra, merrni kapelen, gotën me ujë, buzëqeshjen dhe dilni; moti sot është në anën tuaj!







