MAGAZINË /

"Mund të kishim fituar 5:0", Mourinho për triumfin ndaj Interit: Ndeshje e çmendur, por nuk më pëlqeu

Portugezi tha se nuk i pëlqejnë ndeshjet kur portieri Courtois shpallet lojtari më i mirë.

Shkruar nga Versus

"Mund të kishim fituar 5:0", Mourinho për triumfin ndaj

Trajneri Jose Mourinho tha mbrëmë se Real Madridi fitoi me vështirësi, por deklaroi se mund të triumfonin edhe me rezultat 5-0.

Reali fitoi me rezultat 2-1 në sfidën që ishte tepër e hapur dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat. Pas ndeshjes, Mourinho kishte lëvdata për lojtarët duke shtuar se lehtë rezultati mund të ishte komplet ndryshe.

“Mendoj se lojtarët bënë punë fantastike dhe e fituan një ndeshje të vështirë në kushte jo të lehta. Nuk ishte ndeshje e mërzitshme. Mund të shkonim me rezultat 3-0 në minutën e fundit të pjesës së parë dhe pastaj kjo mund të përfundonte në 4-0 ose 5-0. Dua t’i lavdëroj lojtarët sepse ndonjëherë stërvitesh për të bërë presion në kohën e duhur dhe duhet të zgjedhësh momentin kur ta bësh dhe të kush”.

Ndër të tjera, Mourinho kërkoi nga lojtarët të mos zhvillojnë më këso ndeshje të “çmendura”.

“Dua kontroll të plotë. Ndeshja e sotme ishte e çmendur dhe nuk dua këso çmenduria. Nuk më pëlqejnë ndeshjet kur lojtari ynë më i mirë është Courtois”. Ndërkohë, Reali do të vazhdojë në shtëpi si nikoqir i Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së pestë në La Liga. Versus.al

Poll