
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka publikuar listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës që do të luajë në kompeticionin europian ‘Euro 2024”.
Kroacia do të luajë sot ndeshjen e fundit përgatitore kundër Portugalisë. Ndërsa në listën e publikuar nga trajneri shihen emra si Luka Modriç, Marselo Brozoviç dhe Mateo Kovaçiç të cilët kanë arritur sukses me kombëtaren në Kupën e Botës.
Kroacia është në “grupin e ferrit” me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën. Ndeshjen e parë Kroacia e zhvillon kundër spanjollëve më 15 qershor, të njëjtën ditë kur Shqipëria ndeshet me Italinë.
Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Daliç:
Portierë: Dominik Livakovic (Fenerbahce), Ivica Ivusic (Pafos), Nediljko Labrovic (Rijeka)
Mbrojtja: Josip Juranovic (Union Berlin), Josip Stanisic (Bayer Leverkusen), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Ajax), Domagoj Vida (AEK), Marin Pongracic (Lecce), Josko Gvardiol (Manchester City), Borna Sosa ( Ajax).
Mesfusha: Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Al Nassr), Mateo Kovacic (Manchester City), Lovro Majer (Ëolfsburg), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanusec (Feyenoord), Martin Baturina (Dinamo), Luka Sucic (Salzburg), Nikola Vlasic (Torino).
Sulmi: Ante Budimir (Osasuna), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Bruno Petkovic (Dinamo), Ivan Perisic (Hajduk), Marko Pjaca (Rijeka), Marco Pasalic (Rijeka). Versus.al







