Kjo vrasje nuk ishte e para, por u duk se ishte e fundit. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90. Por ashtu si gjithë të tjerët, edhe Franci nuk jeton më. Në vitin 2010, ai u qëllua për vdekje me 10 plumba në mes të Tiranës nga dy vrasës me motor.
E teksa kanë kaluar plot 15 vite nga ajo ngjarje e rëndë që tronditi aso kohe jo vetëm Tiranën, por të gjithë vendin, e veja e Konomit ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Pas vrasjes së partnerit të saj, me të cilin ka dy fëmijë, Rovi është larguar nga Shqipëria. Në një foto të postuar së fundmi në rrjetet e saj sociale, shihet Franc Konomi me të voglën e tij në krahë, e cila tanimë është rritur, madje pritet të bëhet dhe nënë së shpejti.
Krah fotos, Rovi ka shkruar se pavarësisht viteve që kalojnë pa kuptuar malli për babain e fëmijëve të saj veçse rritet.
Duke e falenderuar për dashurinë që ata jetuan, ajo i thotë se fëmijët e tij, ashtu si dhe ai dëshironte, tani shkëlqejnë dhe kanë gjetur rrugën e jetës së tyre.
“Na mungon ne, i mungon shumë njerëzve që kanë pas respekt për ty, i mungon vajzës tënde që dhe për pak do të bëhet prind vetë. Çfarë emocioni në këtë moment e di se dëshira jote ishte të mbaje nipin tënd në krah. Do të kujtojmë gjithë jetën. Dashuria jonë ishte pa kushte, por për mua më e bukura. Faleminderit. Dua të them shumë fjalë, nuk kanë fund fjalët për ty.
Rri i qetë të kam thënë se Rovi do të bëjë të pamundurën që fëmijët tanë të shkëlqejnë. Ti i shikon nga larg, unë e di i mbroj këtu poshtë. Bota është bërë më e egër seç e ke lënë ti. Qofsh i xhenetit jetë!", shkruan e veja e Franc Konomit./Versus.al



