MAGAZINË /

"Njeriu i ndeshjes" përballë kuqezinjve, flet Chiesa: Na tronditi goli i shpejtë që shënuan

Shkruar nga Versus
"Njeriu i ndeshjes" përballë kuqezinjve, flet Chiesa: Na
Federico Chiesa me trofeun "lojtari i ndeshjes"

Federico Chiesa, u shpall “lojtari i ndeshjes” përballë Shqipërisë ku Italia fitoi me rezultatin 2-1. Ai tha se goli i shpejtë që kuqezintjë shënuan, i tronditi.

Ndërsa shtoi se Italia meritonte të shënonte edhe gola të tjerë dhe se ndeshje të tilla duheshin mbyllur sa më shpejt për të mos u lënë mundësi kundërshtarëve të vënë në rrezik rezultatin siç ndodhi në fund të ndeshjes, ku Rei Manaj për pak sa nuk barazoi përballë Donarumas.

“Mendoj se edhe goli i hershëm na tronditi. Sipas meje, meritonim të shënonim disa gola të tjerë. Rrezikuam pak në fund, në këtë nivel gjithçka mund të ndodhë. Kjo është ajo ku ne duhet të përmirësohemi, duke vrarë ndeshjet që dominojmë”, tha Chiesa.

Më tej sulmuesi u shpreh se tashmë janë gati për një skuadër të fortë si Spanja.

“Duhej ta vrisnim më herët, pasi gjithçka mund të ndodhë në Evropë. Mund të kishim më shumë pasime vertikale, por trajneri dëshiron të mbajë kontrollin e lojës. Ky është një fillim i mirë me të vërtetë, pasi njerëzit mendonim se ishim dobët, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyer dhe tani do të jemi përballë një ekipi të mrekullueshëm si Spanja”, shtoi Chiesa. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: