Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Tiranë e Elbasan me 33 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë. Versus.al

