Një futbolliste u pengua dhe u rrëzua nga maja e një kulle 25-katëshe ndërsa po tentonte të bënte një selfie.
Mbrojtësi brazilian Carol Oliviera, 22 vjeç, kishte qenë në helikopterin e rrokaqiellit me vëllain e saj natën më 8 dhjetor, duke filmuar përmbajtje në mediat sociale.
Në një pamje të regjistruar nga vëllai i saj, Carol shihet duke ecur në majë të kullës, ngulur sytë në telefonin e saj ndërsa ajo regjistronte klipin e saj.
Por ajo ishte aq e përqendruar në telefonin e saj, saqë nuk e kishte parë që ishtë në fund të ndërtesës.
Vëllai i saj, shihet duke buzëqeshur në telefonin e tij, ndërsa pa vetëdije regjistron rënien e Carol në sfond.
Policia dhe zjarrfikësit e gjetën trupin e saj më vonë në këmbët e ndërtesës në Balneario Camboriu, në shtetin Santa Catarina.
Carol ishte një anëtare e skuadrës Tijucas Centro de Janeiro.
Trajnerja e ekipit Angelica Solidade tha: ‘Të gjithë e donin atë. Askush nuk mërzitej me të apo të thoshte që nuk i pëlqente, ishte e dashur me të gjithë’.