MAGAZINË /

"Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës", Egli rrëfehet për herë të parë pas përfundimit të BBVIP

Shkruar nga Versus
"Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës", Egli rrëfehet
Egli Tako

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Goca & Gra”. E njohur për karakterin e saj të qetë dhe të përkushtuar, Egli zbuloi më shumë rreth jetës së saj pas spektaklit, projekteve muzikore dhe vendit ku po ndan ditët e saj të fundit.

E pyetur nga Egla Ceno për jetesën e saj aktuale, Egli u shpreh:

“Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës.”

Moderatorja Rudina Dembacaj u përpoq ta ngacmonte lidhur me Gjestin duke përdorur edhe vargje nga kënga e saj.

“Ngaqë jeni dhe s’jeni besoj…”

Por Egli sqaroi:

“Në fakt, më së shumti më lidh puna me Prishtinën. Muzika është dashuria ime e parë.”

Në intervistë u zbulua gjithashtu se menaxhimin e saj e ka marrë një emër i njohur i showbiz-it shqiptar, këngëtarja dhe artistja Fifi.

“Po, Fifi është kryesorja,” tha Egli, duke lënë të kuptohet se do të sjellin edhe projekte të tjera së bashku. Versus.al

Poll