Poetja Mimoza Ahmeti ka qenë së fundmi e ftuar në një podkast me Klotilda Harkën ku ka folur mes të tjerash edhe për poezinë e bërë virale shumë vite më parë për kryeministrin Edi Rama, të cilin asokohe e kishte mik.
Teksa u përgjigj për poezinë virale, Mimoza tha se duhej patur kujdes në këtë kohë sepse ka shumë ngarkesë duke e konsideruar Ramën si njeri krejt ndryshe nga sa ka qenë në ato vite kur është shkruar poezia.
“Kjo poezi është shkruar për një njeri të asaj kohe. Për një njeri që nuk përfaqësonte sistemin. Sepse kjo është një super ngarkesë dhe po e ngarkove shumë, ai hedh vicklën pastaj, ai që përmende ti. Unë po flas për atë njeri që kam njohur që ishte super sensibël që kishte një intuitë dhe një largpamësi në marrëdhënie njerëzore.. kishte admirim për poezinë time. Një krijesë e bukur dhe e pëlqyeshme nga të gjitha femrat e kohës. Atë poezi ja kam lexuar dhe ai ka thënë që nuk ke për të shkruar ndonjëherë poezi më të bukur se kjo”- u shpreh Moza mes të tjerash.
Pjesë nga intervista:
-Po me gomarin çfarë ke ti si qenie?
Mimoza Ahmeti: Pse e thua këtë, s’kam gjë.
-Ose të pëlqen ose nuk të pëlqen…ose e urren, ose e do
Mimoza Ahmeti: Nga i nxirrni këto se nuk i kuptoj?
-Nga një poezi pra.. “që je gomar kjo është diçka që duket”. E di përse të pyeta, sepse është bërë virale një video e rikthyer e Adi Krastës ku ai të pyet kujt ia ke dedikuar këtë poezi edhe ti i thua një mikut tim, Edi Ramës.
Mimoza Ahmeti: Kjo poezi është shkruar për një njeri të asaj kohe. Për një njeri që nuk përfaqësonte sistemin. Sepse kjo është një super ngarkesë dhe po e ngarkove shumë, ai hedh vicklën pastaj, ai që përmende ti. Unë po flas për atë njeri që kam njohur që ishte super sensibël që kishte një intuitë dhe një largpamësi në marrëdhënie njerëzore.. kishte admirim për poezinë time. Një krijesë e bukur dhe e pëlqyeshme nga të gjitha femrat e kohës. Atë poezi ja kam lexuar dhe ai ka thënë që nuk ke për të shkruar ndonjëherë poezi më të bukur se kjo. Versus.al

