MAGAZINË /

"Qëndro i fortë Leo", mesazh prekës i Ronaldos për Messin pas humbjes së babait

Shkruar nga Versus

"Qëndro i fortë Leo", mesazh prekës i Ronaldos për

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh prekës Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi.

Pavarësisht rivalitetit të madh që i ka shoqëruar gjatë karrierës, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur gjithmonë respekt të ndërsjellë. Kjo u dëshmua edhe një herë pas lajmit të dhimbshëm për vdekjen e babait të yllit argjentinas.

Messi kishte publikuar në rrjetet sociale një mesazh emocionues për babain e tij, ku shprehu dhimbjen e madhe dhe kujtimet që do të mbajë përgjithmonë me vete.

Në mesin e shumë reagimeve, ishte edhe ai i Cristiano Ronaldos, i cili zgjodhi t’i dërgonte një mesazh të sinqertë mbështetjeje rivalit të tij të madh.

“Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit e tu në këto momente të vështira, Leo. Qëndro i fortë”, ka shkruar Ronaldo në komentet e postimit të Messit. Versus.al

"Qëndro i fortë Leo", mesazh prekës i Ronaldos për

Poll