
Këngëtari i njohur shqiptar Gjesti është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me këngën e re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm.
Pas një pauze të gjatë shkaktuar nga një tragjedi personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.
Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është pritur me entuziazëm dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.

Gjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar sfida të mëdha gjatë incizimit.
Projektin e ka frymëzuar humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë këngën jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.
Përmes këtij projekti, Gjesti tregon një anë më të ndjerë të vetes, duke fituar zemrat e fansave që e pritën me padurim rikthimin e tij./Versus.al

