MAGAZINË /

'Selin e dua si njeri', gruaja e Mirit reagon sërish: Vetëm unë dhe ai e dimë...

Shkruar nga Versus
'Selin e dua si njeri', gruaja e Mirit reagon sërish: Vetëm
Selin dhe bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini

Bashkëshortja e këngëtarit Miri, Rabea, ka reaguar sërish lidhur me raportin e tyre, pas diskutimeve që janë krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë për Big Brother Radio, ajo u shpreh se arsyeja pse Miri nuk flet shpesh për të apo për marrëdhënien e tyre është sepse e konsiderojnë dashurinë dhe familjen diçka shumë të shenjtë.

Sipas saj, dashuria e tyre nuk ka nevojë të ekspozohet vazhdimisht në publik.

Rabea theksoi se ndjenjat që ata kanë për njëri-tjetrin janë personale dhe nuk kanë nevojë të shprehen vazhdimisht para kamerave.

"Kam dëgjuar shumë që thonë se përse Miri nuk flet shumë shpesh për mua ose për dashurinë tonë dhe unë thjesht dua të them që për mua edhe për Mirin dashuria jonë është një gjë shumë e shenjtë, ashtu siç është edhe familja jonë", u shpreh ajo.

Më tej shtoi: "Prandaj nuk flasim gjithë kohën sepse dashuria e vërtetë nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme. Ajo dashuria që kemi ne është mes ne të dyve dhe nuk është diçka që duhet të shprehet 24 orë, por është diçka që e kemi shumë të veçantë dhe prandaj nuk mund të dalësh atje dhe të flasësh për dashurinë. Vetëm unë dhe Miri e dimë sesa e vërtetë është dashuria jonë".

Reagimi i saj vjen pas deklaratave që Miri bëri në dhomën e rrëfimit për Selin Bollati, ku la të kuptohej se mund të kishte ndjenja për të, ndonëse theksoi se gjithçka ishte në kuadër të lojës.

Afrimiteti mes tyre nisi që në fillim të spektaklit nga një sfidë e programit dhe më pas mori vëmendje të madhe brenda shtëpisë së BBV.

Ndërkohë, Selin Bollati jashtë shtëpisë po përjeton një histori dashurie me DJ nga Kosova, Gimbo.

Poll