Selvije Jao ka ndarë në rrjetet sociale një postim emocional, duke festuar një arritje të rëndësishme të Jehonës, motrës së Shpatit, të cilën ajo e konsideron si “motër të vërtetë”.
Në një fotografi ku shfaqet Jehona, Selvije shpreh krenarinë dhe mirënjohjen e saj me një mesazh të ndjerë:
“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, për mua ke qenë gjithmonë si një motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më je qëndruar pranë në çdo hap! Urime për magjistraturën, zemra ime! Shpati është jashtëzakonisht krenar për ty — për forcën, zemrën dhe këmbënguljen tënde që nuk u shua kurrë. Të dua shumë, Jehonë.”
Postimi thekson krenarinë e madhe për suksesin e arritur nga Jehona, duke përmendur edhe krenarinë që Shpati ka ndjerë për të.

