MAGAZINË /

Skandal në Qipro, hapet parrulla “Kosova është Serbi”, ndërpritet ndeshja

“Kosova është Serbi” është banderola e shfaqur në ndeshjen Qipro-Kosovë. Muriqi e pa këtë banderolë dhe kërkoi nga arbitri që ajo të largohet duke ndërprerë ndeshjen për pak minuta.

Shkruar nga Versus

Skandal në Qipro, hapet parrulla “Kosova është

“Kosova është Serbi” është banderola e shfaqur në ndeshjen Qipro-Kosovë. Muriqi e pa këtë banderolë dhe kërkoi nga arbitri që ajo të largohet duke ndërprerë ndeshjen për pak minuta.

Tifozët janë shumë të pakët në stadium dhe menjëherë u morën masat e heqjes së banderolës duke mos krijuar problem të mëtejshme edhe pse nuk do të kalojë lehtë për vendasit nga UEFA.

Sa i përket aspektit sportiv, Kosova po fiton 4-0 ndaj Qipros, ndërsa takimi ka hyrë në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: