MAGAZINË /

“S'të dua më, s'dua më dashuri!” Gruaja i tregon live 'rrugën' burrit për borxhin 21 vjeçar, ai s'heq dorë

Ata kanë 21 vite pa marrë lekët e dhëna borxh dhe ende pa certifikatën e pronësisë në duar, e kanë bërë Mirandën që të humbë durimin, madje siç vetë ajo shprehet edhe dashurinë për bashkëshortin e saj Fatmirin.

Shkruar nga Versus

“S'të dua më, s'dua më dashuri!” Gruaja i

Miranda dhe Fatmiri, një çift bashkëshortes nga Prrenjasi, ishin të dielën e 8 shkurtit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, për të kërkuar zgjidhje për një problem me një borxh të pa shlyer nga daja i Fatmirit, por edhe më një çështje pronësie.

Fatmiri dhe dy vëllezërit e tij kanë një shtëpi të përbashkët në Prrenjas, qytetin e lindjes, të cilën ua ka lënë trashëgimi babai tyre i ndjerë. Por, çifti tregon se vëllai i madh Çlirimi, nuk i ka lejuar të futen. Ata tregojnë se për shkak se dera ishte e mbyllur, janë detyruar që të hyjnë nga dritarja.

Ata kanë 21 vite pa marrë lekët e dhëna borxh dhe ende pa certifikatën e pronësisë në duar, e kanë bërë Mirandën që të humbë durimin, madje siç vetë ajo shprehet edhe dashurinë për bashkëshortin e saj Fatmirin.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ajo i drejtohet bashkëshortit me tone të ashpra, për faktin që ai i dha lekë borxh dajës së tij. Ajo shprehet se nuk e konsideron më bashkëshort Fatmirin, kurse ky i fundit nuk heq dorë, teksa i thotë “bashkë me ty deri në fund”.

Miranda: Me mua nuk ka më punë ai!

Eni Çobani: Janë 25 vjet! Për lekët do e nxjerrësh burrin nga shtëpia?

Miranda: E nxjerr, se kam punuar me këta krahë.

Fatmiri: Nuk e bëra vetëm për vete! E bëra për ty, për mua dhe për fëmijët.

Miranda: Ku i ke lekët, a e more certifikatën e pronës të bëjmë shtëpinë.

Eni Çobani: A ka qenë korrekt Fatmiri deri tani?

Miranda: Ka qenë korrekt. Është i mirë për mua vetëm për dashuri. Unë nuk dua më dashuri. Lekët që punon dua që t’i sjellë në shtëpi dhe jo t’ia japë dajës e të mos ia sjellë më. Këtu e tutje ai nuk ka punë me mua më.

Fatmiri: Si nuk kam punë?

Eni Çobani: E ke vendosur?

Miranda: E kam vendosur!

Fatmiri: Bashkë me ty deri në fund!

Poll