Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera - herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre. Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Shkodër me 39 gradë celcius dhe në Elbasan e Berat me nga 38 gradë celcius.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Versus.al







