MAGAZINË /

Tërboi rrjetin, ana e panjohur e modeles nga Kosova: Vendimi i dëbimit dhe beteja e saj ligjore për të qëndruar në Greqi

Modelja nga Kosova u arrestua dhjetorin e kaluar nga Sigurimi i Livadias pasi nuk kishte dokumentet e nevojshme për të qëndruar në Greqi - Që atëherë ajo ka nisur një betejë ligjore për të anuluar deportimin e saj.

Shkruar nga Versus
Tërboi rrjetin, ana e panjohur e modeles nga Kosova: Vendimi i dëbimit
Marigona

Disa ditë më parë gjatë zhvillimit të ndeshjes së Euroligës mes Olimpiakosit dhe Asvelit vëmëndjen e spektaklit e vodhi një vajzë shqiptare. Pasi u fokusua nga kamerat, në internet nisi “gjuetia” e saj deri sa mediat greke zbuluan se bëhej fjalë për një 24-vjeçare nga Kosova me emrin Marigona.

Kjo u pasua me daljes e saj në emisionet e mëngjesit dhe të mbrëmjes në shtetin fqinj, por jeta e Marigonës nuk ka qenë e lehtë në shtetin fqinj.

Tërboi rrjetin, ana e panjohur e modeles nga Kosova: Vendimi i dëbimit

Më 29 dhjetor 2023, ajo u arrestua nga Sigurimi Livadeia, gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj të ligjshëm në Greqi. Autoritetet vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së këtyre rasteve, ajo është urdhëruar që brenda një muaji të largohet vullnetarisht nga vendi.

Beteja ligjore për të qëndruar në Greqi

Në vend që të largohej nga Greqia, Marigona zgjodhi të zhvillonte një betejë ligjore për të anuluar procedurat e saj të dëbimit. Ajo deklaroi se jeton në Greqi që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare e fëmijëve dhe në shërbime katering. Madje ajo ka përmendur dhe faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj.

24-vjeçarja u përpoq të shpjegonte se nuk e imagjinon jetën e saj larg Greqisë.

“Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk e di se si do të filloj nga e para”, wshtw shprehur Marigona. Edhe sot e kësaj dite, Marigona pretendon përmes gjykatave të drejtën e qëndrimit në Greqi, duke përdorur çdo mjet ligjor të disponueshëm./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marigona gona (@gonnaaaam)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: