MAGAZINË /

U përfol për një propozim, zbulohet arsyeja pse Robert Berisha i dhuroi Nora Istrefit unazën me diamant

Shkruar nga Versus

U përfol për një propozim, zbulohet arsyeja pse Robert Berisha i

Marrëdhënia mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës mbetet një nga më të komentuarat në shoëbiz-in shqiptar, pavarësisht se të dy kanë vazhduar jetën e tyre pas ndarjes.

Çdo herë që shfaqen së bashku në publik, vëmendja rikthehet tek dinamika e tyre, ashtu si edhe këtë herë, kur një gjest i thjeshtë, por shumë domethënës, ndezi sërish diskutimet.

Gjatë një mbrëmjeje televizive, ku e shkuara dhe e tashmja u takuan natyrshëm, Nora Istrefi ishte e ftuara e radhës në emisionin e drejtuar nga Robert Berisha.

Atmosfera ishte e qetë dhe plot batuta, duke reflektuar marrëdhënien e mirë që ata kanë ruajtur.

Por momenti më surprizues erdhi kur Roberti nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë diamanti, të cilën tha se e kishte blerë në SHBA.

Gjesti nuk kishte natyrë romantike, ashtu siç është përfolur më herët kur u publikua promo e emisionit por ishte një premtim simbolik për vajzën e tyre, Renee.

“Këtë unazë do ta mbash ti deri sa Renee të bëjë 18 vjeç”, u shpreh ai, duke e kthyer dhuratën në një kujtim familjar që do të udhëtojë me kohën deri sa vajza të rritet.

E surprizuar, Nora e pranoi me falënderim dhe batutë: “Renee ka për t’u gëzu shumë për këto unaza të bukura. Po edhe unë po i shijoj pak deri sa të rritet.”

Roberti shtoi, me humor, se unaza kushtonte rreth 10 mijë dollarë, duke lehtësuar atmosferën në studio.

 

Poll