MAGAZINË /

VIDEO/ Ariu "thyen" një shtëpi në Kaliforni dhe largohet me një sanduiç

Sipas mediave amerikane, ariu duket se ka përsëritur të njëjtën skemë të paktën tri herë brenda një dite, duke hyrë në prona private në kërkim të ushqimit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ariu "thyen" një shtëpi në Kaliforni dhe

Një ari i zi është futur në një banesë në Lake Tahoe të Kalifornisë për të kërkuar ushqim dhe është larguar prej saj me një sanduiç në gojë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur ariu afrohet pranë dritares së një dhome gjumi. Pasi përpiqet disa herë të shqyejë rrjetën me kthetrat e tij, kafsha arrin ta hapë dhe futet brenda banesës.

Vetëm pak sekonda më vonë, ariu shfaqet sërish në pamje duke dalë nga shtëpia, këtë herë me ushqimin në gojë.

Sipas mediave amerikane, ariu duket se ka përsëritur të njëjtën skemë të paktën tri herë brenda një dite, duke hyrë në prona private në kërkim të ushqimit.

Situata ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët po detyrohen të marrin masa të kushtueshme për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Një banore ka treguar për “Wall Street Journal” se ka shpenzuar rreth 7,500 dollarë për instalimin e një dere prej çeliku dhe pajisjeve elektrike mbrojtëse.

Ndërkohë, incidentet me arinj në zonë janë rritur ndjeshëm. Deri në fund të korrikut, policia lokale kishte marrë 174 telefonata për raste të lidhura me arinjtë, krahasuar me 97 telefonata gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Pamjet e ariut që hyn në shtëpi dhe largohet me “plaçkën” e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

Poll