Një moment plot humor u ka ndodhur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti bëri një deklaratë që nxiti të qeshura mes banorëve, por që u interpretua si një “kërcënim” me nota ironike ndaj produksionit.
Teksa bisedonte me Eglin, Gjesti u shpreh me një buzëqeshje: “E kam një ide, nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë e unë nga tjetra.”
Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga banorët dhe ndihmoi për të lehtësuar atmosferën e rënduar nga emocionet dhe presioni i garës.
Shakaja e tij erdhi në një moment vendimtar të spektaklit, ku vetëm dy nga gjashtë banorët e mbetur do të kenë mundësinë t’i bashkohen finalistëve tashmë të konfirmuar, Laertit dhe Rozanës.
Megjithëse deklarata ishte një shaka, ajo nuk kaloi pa vëmendje.
apapapa hera e dyte qe ky kercenon me benzin top chanel mr ledion lico mos flej zemra #bbvipal4 pic.twitter.com/871EkwNZ8P
— ???????????????????? ✨ (@_rinkiz) April 12, 2025








