MAGAZINË /

VIDEO/ E bleu 6.2 milionë dollarë, manjati kinez han bananen e ‘florinjtë’

Shkruar nga Versus

Manjati kinez Justin Sun hëngri një vakt prej 6,2 milionë dollarësh. Kjo është shuma që ai shpenzoi, më 20 nëntor, për të blerë “The Comedian”, veprën e famshme të artistit Maurizio Cattelan, bananen e ngjitur në mur me shirit ngjitës.

Në momentin e blerjes, në një ankand në Sotheby's në Nju Jork, kinezi i pasur kishte deklaruar synimin e tij për ta ngrënë bananen e kushtueshme. Dhe kështu bëri.

“Është shumë më e shijshme se shumë banane të tjera”, tha Justin Sun pasi e shijoi.

Duke paguar 6,2 milionë dollarë në Sotheby's, koleksionisti kinez, i cili është edhe themeluesi i platformës Tron, mundi gjashtë konkurrentë të tjerë për të fituar veprën e krijuar në vitin 2019 nga artisti italian.

Banania në fjalë ishte blerë disa orë para ankandit për 35 cent nga një stendë frutash dhe perimesh në Upper East Side të Nju Jorkut.

Poll