MAGAZINË /

VIDEO/ Fiton medalje në Lojërat Olimpike, Imane Khelif shpërthen në lot

Kjo fitore e çoi atë në gjysmëfinale të turneut dhe i garantoi të paktën medaljen e bronztë, pasi në boks u jepet të dy humbësve të gjysmëfinaleve. 

Shkruar nga B.SH
VIDEO/ Fiton medalje në Lojërat Olimpike, Imane Khelif shpërthen
Imane Khelif

Boksierja algjeriane Imane Khelif ka siguruar një medalje në Lojërat Olimpike pasi mundi në çerek finale hungarezen Luka Hamori.

25-vjeçarja triumfoi (5-0) ndaj hungarezes Hamori në kategorinë për peshat 66 kilogramë.

Kjo fitore e çoi atë në gjysmëfinale të turneut dhe i garantoi të paktën medaljen e bronztë, pasi në boks u jepet të dy humbësve të gjysmëfinaleve. 

Khelif e ngarkuar emocionalisht pas fitores dhe suksesit të saj  shpërtheu në lot në krahët e trajnerëve të saj.

Khelif ishte vendosur në qendër të polemikave pas ndeshjes me boksierjen italiane Angela Carini.

Kjo e fundit u tërhoq nga gara në minutën e parë të ndeshjes me Khelif pasi nuk mundi të përballonte grushtet nga kundërshtarja e saj.

Menjëherë erdhën reagimet në rrjet duke akuzuar boksieren algjeriane për gjininë që në lindje për shkak të kromozomeve XY (siç e kanë burrat).

Kritikat më të shumta Imane Khelif i mori nga Italia pasi e shikonin atë si ‘trans’ dhe e shihnin si të padrejtë ndeshjen me Angela Carinin.

 

 

Poll