MAGAZINË /

VIDEO/ ‘Pinte drogë me bidon’ / Mandi Nishtulla reagon pas videos virale: Jam shumë mirë, unë 1 herë në muaj mund të bëj ato gjëra

Ai ka shpjeguar se në momentin e filmimit ishte i përgjumur dhe se personi që e kishte regjistruar ishte duke konsumuar alkool.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ ‘Pinte drogë me bidon’ / Mandi Nishtulla reagon pas

Një video e këngëtarit të muzikës tallava, Mandi Nishtulla, është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime për shkak të gjendjes në të cilën shfaqet ai në pamje.

Në video, këngëtari duket i shtrirë dhe në një gjendje të rënduar, çka ka nxitur edhe komente dhe pretendime në rrjet për konsum të lëndëve narkotike. Megjithatë, nuk është e qartë se kur është filmuar videoja dhe nëse pamjet janë të ditëve të fundit.

Pas publikimit të videos, Nishtulla ka reaguar publikisht duke mohuar se pamjet pasqyrojnë gjendjen e tij aktuale.

Ai ka shpjeguar se në momentin e filmimit ishte i përgjumur dhe se personi që e kishte regjistruar ishte duke konsumuar alkool.

“Kam qenë përgjumësh aty”, ka deklaruar këngëtari, duke shtuar se aktualisht është mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Nishtulla ka falënderuar gjithashtu njerëzit që e mbështesin, ndërsa ndaj personave që kanë publikuar pamjet ka reaguar me tone të ashpra.

“Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, është shprehur ai në reagimin e tij./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll