Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Eglit dhe Rozanës. Banorja i drejtohet këngëtares duke i thënë që të shkojë te Kelly dhe të kërkojë informacione nga jashtë dhe më pas t’i përdorë.
“Unë i kam informacionet nga jashtë dhe nuk po ti përdor”, i tha Egli, e cila shtoi se ajo nuk ka dinjitet për gjërat që e di.
Gjithashtu Egli i përmendi herë pas here edhe moshën. Madje ajo i tha Rozanës se së bashku me Gjestin kanë luajtur në kurrizin e saj dhe e di një Shqipëri e tërë.
Pjesë nga debati:
Rozana: Ça nuk më ecën mua?
Egli: Ato që s’më ecin mua
Rozana: Se unë e kam burrin në shtëpi, ty s’të ec dashuria
Egli: As ti se ke se ke ikur nga shtëpia
Rozana: Kush të tha ty që kam ikur nga shtëpia
Egli: Ti e ke thënë
Rozana: Jam tallur me ty
Egli: Po mirë edhe unë jam tallur
Rozana: Mua më erdhën lulet, e di sa e ligë je
Egli: O e ligë dhe e pafytyrë, ma ke thënë ti mua, dy herë sa unë
Rozana: O gjesti femër
Egli: Ti je Gjesti femër, ju të dy keni luajtur në kurrizin tim dhe e di një Shqipëri e tërë.
Rozana: Ti nuk ke dinjitet, dhe mos hajde t’a kërkosh dinjitetin këtu se nuk e gjen se këtu e ke humbur për herë të dytë dhe do dalësh për herë të tretë ta humbësh
Egli: Dyfishi im
Rozana: Nuk jam dyfishi jot, jam pesëfishi, o Gjesti femër, o e dashura e Gjestit
Egli: O manipulues
Rozana: Mu largo
Egli: Zero e ke dinjitetin
Rozana: Për çfarë?
Egli: Për ato që i di vetë ti
Rozana: Për çfarë?








