
Edhe pse lidhja mes Xheneta Fetahut dhe Gjestit përfundoi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, emrat e tyre vazhdojnë të lidhen herë pas here në publik.
Në puntatën më të fundit të emisionit “Trotuar” në “E Diell”, moderatorja Nevina Shtylla i drejtoi Xhenetës një pyetje që tërhoqi vëmendjen: “Nëse do të të ofrohej mundësia, a do të pranoje të ishe pjesë e një videoklipi të Gjestit?”
Përgjigjja e saj ishte surprizuese — Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi dhe tha se, nëse do të realizohej një vazhdim i këngës "Katile", konkretisht një “Katile 2”, do ta pranonte me kënaqësi, pasi kjo është kënga e vetme e Gjestit që ajo e pëlqen me të vërtetë.
Ajo shtoi gjithashtu se, pavarësisht përfundimit të marrëdhënies, e ka uruar Gjestin për ditëlindjen dhe për sukseset që ka arritur pas përfundimit të BBVK, megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e tij./Versus.al







