MAGAZINË /

Zbulim i rëndësishën në arkeologji, identifikohet sarkofagu i faraonit egjiptian Ramses II, ja ku u zbulua

Fillimisht, mumja e Ramesses II u varros në Luginën e Mbretërve , brenda një varri madhështor, i njohur në arkeologji si varri KV7 .

Shkruar nga B.SH

Zbulim i rëndësishën në arkeologji, identifikohet sarkofagu

Në vitin 2009 , nën një ndërtesë fetare (kishë e lashtë ortodokse egjiptiane) në Abydos , Egjipt, arkeologët Ayman Damarani dhe Kevin Cahail zbuluan një fragment sarkofagu graniti.

Bazuar në dekorimin dhe hieroglifet e gdhendura në të, personi që duhet të ishte varrosur brenda u identifikua si një prift i rëndësishëm , i cili jetoi rreth vitit 1000 para Krishtit. 

Fragmenti në fakt fshihte diçka më shumë.

Në një artikull të botuar së fundmi në Revue d'Égyptologie , egjiptologu francez Frédéric Payraudeau propozoi një lexim më të thellë të disa gdhendjeve të injoruara më parë.

Përveç hieroglifeve që identifikojnë priftin, midis gdhendjeve ndodhej kartushi, formula e standardizuar në të cilën ishte emri i faraoniT, Ramesses II (1303-1213/1212 p.e.s.), një nga faraonët më të rëndësishmit dhe jetëgjatë në historisë egjiptiane.

Gjatë mbretërimit të tij Ramses II njihej si një nga startategët ushtarak më të mëdhenj të kohës (egjiptianët të udhëhequr nga ai luftuan kundër hititëve, një popull me origjinë nga Anadolli, në betejën e famshme të Kadesh, përplasja më e vjetër për të cilën kemi dëshmi të shkruar).

Pavarësisht madhështisë së mbretërimit të tij, mumja e Ramesses II fillimisht u gjet në 1881 brenda një vendstrehimi modest në një çarje në tokë në kompleksin Deyr el Behari , së bashku me ato të faraonëve dhe priftërinjve të tjerë. Por pse ndodhej aty?

Zbulim i rëndësishën në arkeologji, identifikohet sarkofagu
Mumja e Ramesses II e gjetur në 1881 në Deyr el Behari. Sovrani vdiq në moshën 90 vjeçare.

Fillimisht, mumja e Ramesses II u varros në Luginën e Mbretërve , brenda një varri madhështor, i njohur në arkeologji si varri KV7 .

Sidoqoftë, siç ndodhte shpesh në ato kohë, varret e faraonëve shpesh dhunoheshin nga grabitësit e varrezave për të marrë pasurinë që gjendeshin brenda këtyre varreve.

Për nga rëndësia që kishte Ramesesi II varri i tij u grabit pothuajse menjëherë.

Pak më shumë se një shekull më vonë (rreth vitit 1090 para Krishtit ), mumja e faraonit u zhvendos nga priftërinjtë në vende të tjera ku besohej se do të ishte më e sigurt, derisa arriti në strehën e fshehtë të Deyr el Behari, ku u gjet në 1881.

Zbulim i rëndësishën në arkeologji, identifikohet sarkofagu
Brenda varrit KV7 në Luginën e Mbretërve, plaçkitur nga grabitësit e varrezave

Prandaj, sarkofagu origjinal i granitit i Rameses II u braktis dhe u ripërdor dy shekuj më vonë për varrimin e priftit.

 

Poll