MAGAZINË /

Zgjodhi Barcelonën para Real Madrid, zbulohet paga "marramendëse" e fituesit të Topit të Artë

Shkruar nga Versus

Zgjodhi Barcelonën para Real Madrid, zbulohet paga

Barcelona është gati të bëjë një investim gjigant për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll Rodri, në një operacion që mund të jetë ndër më të bujshmit e kësaj vere.

Klubi katalanas pritet të paguajë 60 milionë euro për transferimin e 30-vjeçarit, ndërsa lojtarit do t'i ofrohet një kontratë katërvjeçare me një pagë prej 30 milionë euro bruto në sezon, duke e bërë atë një nga futbollistët më të paguar në skuadër.

Sipas të njëjtit burim, Rodri ua ka komunikuar drejtuesve të Real Madridit dëshirën e tij për t'iu bashkuar Barcelonës. Megjithatë, ai ka treguar respekt të plotë ndaj klubit madrilen, duke shpjeguar se nuk kishte bindjen e nevojshme për të pranuar një transferim në "Santiago Bernabéu".

Në Valdebebas, drejtuesit e Real Madridit e kanë pranuar vendimin e mesfushorit pa krijuar tensione, pasi filozofia e klubit është që të afrojë vetëm futbollistë që janë plotësisht të bindur për projektin sportiv. 

Poll