AKTUALITET /

VIDEO/ Majmuni në Tiranë bëhet 'banor' i azilit të moshuarve, policia luan ping-pong me veten

Një majmun i cili pas lirisë së fituar prej ditësh lëviz në rrugët e Tiranës dhe për tu strehuar ka zgjedhur një qendër të moshuarish në kryeqytet.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Majmuni në Tiranë bëhet 'banor' i azilit të

Një majmun që prej ditësh lëviz në rrugët e Tiranës për t'u strehuar ka zgjedhur një qendër të moshuarish në kryeqytet.

Punonjësit e qendrës së moshuarit kanë lajmëruar policinë, pas vizitorit të padëshiruar, por forcat blu i kanë thënë të lajmërojnë policinë bashkiake sepse nuk është në kopetencën e tyre.

Ndërkohë që përgjigja që qendrës së moshuarëve iu është dhënë nga polica bashkiake ishte: Nuk jemi kopsht zoologjik.

Nisur nga ky ping- pong mes policisë dhe Bashkisë së Tiranës kafsha zoologjike ka ngelur në qendrën e të moshuarve.

Ndërkohë drejtoresha e qendrës së të moshuarve është shprehur për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.

Poll