MAGAZINË /

Parandjenja e frikshme / TikTokeri vdes nga vapa gjatë maratonës, ja ç'tha një ditë më parë...

Sipas "Los Angeles Times", Graves rreth orës 7 të mëngjesit ndërsa po kalonte vijën e finishit të gjysmëmaratonës, duket se shtrëngon gjoksin dhe rrëzohet. Një shpëtimtar vullnetar i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes i ka ofruar ndihmën e parë, por ai nuk ja ka dalë...

Shkruar nga Versus

Parandjenja e frikshme / TikTokeri vdes nga vapa gjatë maratonës, ja

35-vjeçari TikToker, Caleb Graves, i njohur si Caleb, vdiq nga vapa gjatë një maratone në Disneyland, Kaliforni. Madje, vdekja e tij erdhi disa orë pasi ai ishte ankuar për temperaturat e larta në një video që kishte publikuar.

Vrapuesi 35-vjeçar, një ditë para garës, shprehu shqetësimin e tij për temperaturat ekstreme të larta në një video të postuar në TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)


Graves kishte shprehur rezervat e tij për temperaturën para garës. "Gjysmë Maratona e Disneyland - Gjysma Maratona e Halloween - është nesër dhe unë jam vërtet i shqetësuar," tha ai në një video që postoi të shtunën në llogarinë e tij TikTok.

Parandjenja e frikshme / TikTokeri vdes nga vapa gjatë maratonës, ja

“Kam njëfarë ndjeshmërie ndaj nxehtësisë. Unë isha jashtë për rreth 20 minuta me qenin tim sot dhe isha mirë, por sapo u ktheva në shtëpi më ra të fikët”, u tha 35-vjeçari ndjekësve të tij diku tjetër në video.

Sipas Los Angeles Times, Graves rreth orës 7 të mëngjesit ndërsa po kalonte vijën e finishit të gjysmëmaratonës, duket shtrëngoi gjoksin dhe u rrëzua. Një shpëtimtar vullnetar i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit.

“Për rreth një orë u përpoqën ta ringjallën, por fatkeqësisht ai u shpall i vdekur”, tha oficeri i policisë Matt Sutter.

Përpara se të fillonte gara, Graves u kërkoi pjesëmarrësve të qëndronin të sigurt, duke i paralajmëruar ata: “Mos harroni se është vapë! Qëndroni të hidratuar dhe dëgjoni trupin tuaj. Suksese të gjithë vrapuesve!”

Parandjenja e frikshme / TikTokeri vdes nga vapa gjatë maratonës, ja

Vihet re se temperaturat ekstreme të këtij viti kanë shkaktuar goditje të nxehtësisë në dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në aktivitete në natyrë në SHBA. Më shumë se 100 njerëz kërkuan trajtim mjekësor në një shfaqje ajrore në Kolorado në gusht.

Autoritetet kanë theksuar vazhdimisht se goditja e nxehtësisë është kërcënimi më i madh për shëndetin publik, me SHBA-në që përballet me temperatura jashtëzakonisht të larta këtë vit.

Poll