Burime për Versus.al pranë Partisë Socialiste kanë bërë të ditur se hapja e fushatës elektorale do të bëhet të shtunën më 12 prill në Tiranë.
Ende nuk janë përcaktuar detajet dhe formatin e çeljes së fushatës, elementë të cilët janë ende në diskutim mes Kryeministrit Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve.
Çelja e fushatës do të bëhet në mesditë në orën 12:00 të datës 12, datë dhe orë e lidhur me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e BE-së.








