POLITIKË /

10 ditë përpara fushatës/ Berisha mbledh në seli drejtuesit politikë dhe krerët e degëve, zbulohen pikat e diskutimeve

Ky takim ka si qëllim diskutimin e strategjisë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Megjithatë, nuk dihet ende nëse do të zbulohen detaje mbi mënyrën se si do të afrohen qytetarët gjatë fushatës.

Shkruar nga Versus

10 ditë përpara fushatës/ Berisha mbledh në seli drejtuesit

Sot në orën 18:30, në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e degëve të partisë. Ky takim ka si qëllim diskutimin e strategjisë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Megjithatë, nuk dihet ende nëse do të zbulohen detaje mbi mënyrën se si do të afrohen qytetarët gjatë fushatës.

Meqenëse fushata zgjedhore nis zyrtarisht pas 10 ditësh, në Partinë Demokratike ka mbërritur plani i përgatitur nga Chris LaCivita. Sipas këtij plani, më 11 prill do të organizohet një hapje madhështore e fushatës në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkohë, një ditë më pas, do të zhvillohet një tjetër aktivitet në ambiente të mbyllura, ku do të prezantohet programi elektoral i plotë i partisë.

Aktualisht, vetëm një pjesë e stafit të Chris LaCivita-s ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur punën për organizimin e fushatës, ndërsa ai vetë pritet të vijë më 11 prill. Ekipi i tij është angazhuar për të përcaktuar pamjen vizuale të fushatës, brandimin e koalicionit dhe sloganin zyrtar, i cili është “Për Shqipërinë Madhështore". /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: