POLITIKË /

3 orë nga mbyllja, Tirana me pjesëmarrjen më të lartë në votime! Kryesojnë zonat periferike, ja cila prej njësive ka më pak votues

Zgjedhjet parlamentare të 2025-ës po zhvillohen me pjesëmarrje të konsiderueshme edhe në kryeqytet, ku qytetarët kanë treguar angazhim për të ushtruar të drejtën e votës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 të pasdites, pjesëmarrja në Tiranë ka arritur në 40.45%.

Shkruar nga Versus

3 orë nga mbyllja, Tirana me pjesëmarrjen më të lartë

Zgjedhjet parlamentare të 2025-ës po zhvillohen me pjesëmarrje të konsiderueshme edhe në kryeqytet, ku qytetarët kanë treguar angazhim për të ushtruar të drejtën e votës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 të pasdites, pjesëmarrja në Tiranë ka arritur në 40.45%. Në rang kombëtar, pjesëmarrja në votime deri në orën 16.00 ka arritur në 36.32%.

Nga 954 qendra votimi në total, kanë raportuar 702, me një numër votuesish që ka shkuar në 203,313, nga 502,595 zgjedhës të regjistruar në këto qendra. Kjo shifër sinjalizon një interes të qëndrueshëm, edhe pse më i ulët krahasuar me pjesëmarrjet në disa zona të tjera të vendit.

Sipas të dhënave të detajuara, pjesëmarrjen më të lartë e kanë shënuar disa nga zonat periferike dhe rurale të Bashkisë së Tiranës. Në krye qëndron Shëngjergji me 55.10% pjesëmarrje, ndjekur nga Petrela me 50.95%, Zall Bastari me 49.81% dhe Farka me 48.26%. Një pjesëmarrje mbi 46% është regjistruar gjithashtu në Pezë dhe Vaqarr.

Ndërkohë, zonat urbane të kryeqytetit shfaqin pjesëmarrje më të ulët. Njësia Administrative Nr. 4 ka shënuar nivelin më të ulët me 35.15%, e ndjekur nga Njësitë Nr. 11, 6 dhe 3, ku përqindjet variojnë nga 36.03% deri në 38.49%.

Për sa i përket pjesëmarrjes së grave, në total 101,916 gra kanë votuar deri në këtë orë, duke përbërë 39.28% të numrit të përgjithshëm të votuesve në kryeqytet. /Versus.al/

Poll