
Në vjeshtë do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkitë e Matit, Beratit dhe Tepelenës, pasi kryebashkiakët dhanë dorëheqjen për t’u kandiduar për deputetë. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn, pritet të ketë zgjedhje të parakohshme edhe në Tiranë.
Sali Berisha ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si një farsë elektorale, duke thënë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Në një konferencë për shtyp, ai nuk dha një përgjigje të qartë nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, duke thënë se vendimi do të merret më vonë.
“Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale. A di marrim pjesë a jo, do vendoset më vonë. Por çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale. Të gjitha do i merrni vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike.” – tha Berisha./Versus.al







