POLITIKË /

Berati "sjell" emra të rinj në Kuvend. Partia Socialiste ruan 5 mandate, PD merr vetëm dy! Kush janë deputetët që do na përfaqësojnë

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, qarku i Beratit ka prodhuar një përfaqësim të ri politik, me 7 mandate gjithsej, prej të cilëve 5 i shkuan Partisë Socialiste dhe 2 Partisë Demokratike.

Shkruar nga Versus

Berati "sjell" emra të rinj në Kuvend. Partia Socialiste

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, qarku i Beratit ka prodhuar një përfaqësim të ri politik, me 7 mandate gjithsej, prej të cilëve 5 i shkuan Partisë Socialiste dhe 2 Partisë Demokratike.

Ajo që bie në sy në këtë rezultat është përbërja e re e përfaqësuesve: gjashtë nga deputetët janë figura të reja që hyjnë për herë të parë në Kuvend, ndërsa vetëm një prej tyre, Fadil Nasufi, rikthehet si deputet, falë mbështetjes së fortë përmes votave preferenciale.

Nga radhët e Partisë Socialiste, mandatin e kanë fituar:
• Ervin Demo dhe Enriketa Jaho nga lista e mbyllur,
• Hysen Buzali, Fadil Nasufi dhe Julian Zyla nga lista e hapur, ku përzgjedhja u ndikua nga votat e qytetarëve.

Ndërkohë, Partia Demokratike do të përfaqësohet në Parlament nga:
• Enno Bozdo dhe Zija Ismaili, të dy të zgjedhur nga lista e mbyllur.

Ky rezultat konfirmon një ndryshim të dukshëm në përbërjen politike të qarkut të Beratit, me dominimin e Partisë Socialiste, por gjithashtu me një prurje të re në skenën parlamentare. Përdorimi i listave të hapura duket se ka ndikuar ndjeshëm në përzgjedhjen e përfaqësuesve, duke rritur rolin e votës preferenciale në përcaktimin e emrave përfundimtarë. /Versus.al/

Poll